STOP shfrytëzimit të hapësirave publike kundërligjshëm ❌
Drejtoria e Inspeksionit ka lëshuar një urdhëresë për subjektet afariste, ku këta të fundit kanë afat deri më 1 maj 2023 të pajisen me leje për shfrytëzim të hapësirës publike, në të kundërtën do të merren masa shtesë, përkitazi me ligjin në fuqi.
Në rast se nuk ndërmerren veprimet e përcaktuara, masat ndaj tyre janë konfiskimi i karrigeve, tavolinave dhe gjësendeve të tjera si dhe do të shqiptohen gjobat mandatore. Me rastin e konfiskimit të gjësendeve të subjekteve afariste, të gjitha shpenzimet e konsfiskimit bien mbi supet e pronarëve të bizneseve.
Drejtoria e Inspeksionit do të vazhdojë me lirimin e hapësirave publike të cilat shfrytëzohen në mënyrë antiligjore nga bizneset e ndryshme në qytet.