Sot, Drejtoria Komunale e Arsimit në Gjilan ka shpërndarë web-aplikacionin për mësim elektronik në 17 shkolla të Komunës së Gjilanit, si fazë e parë e zbatimit të këtij projekti.
Duke respektuar strukturat drejtuese të IP dhe duke falënderuar secilin mësimëdhënës veç e veç për gatishmërinë e treguar për të ofruar mbështetje në kohë #COVID-19, për nxënësit tanë të cilët janë objektivi ynë final i përbashkët, andaj, kërkojmë nga Ju që në një afat të shpejtë kohor të furnizoni me të dhëna sistemin sipas niveleve dhe lëndëve përkatëse në mënyrë që nxënësve tu mundësohet marrja e informatave sa më shpejt që të jetë e mundur.
P.S.
Disa nga mësimëdhënësit tanimë kanë filluar të përdorin web-aplikacionin…
Bashkë do të dalim më të mirë…
Panikë, jo, kujdes gjithësesi!
Shëndet për Ju dhe familjet tuaja