Drejtoria për Shëndetësi në Gjilan, ka vazhduar të mbaj trajnime për personelin shëndetsorë.
Përmes një postimi në ‘facebook’, drejtoria për Shëndetësi, tregon se ekipi i Urgjencës ka mbajtur trajnimin e radhë për të ofruar shërbime sa më profesionale për qytetarët.
Shkrimi i plotë:
Ashtu sikurse jemi zotuar, kemi filluar mbështetjen financiare për ngritjen e vazhdueshme profesionale për punëtorët shëndetësor.
Kësaj radhe me ekipin fantastik të #Urgjencës, të cilët përherë janë aty në shërbim të pacientëve, në çdo kohë e çdo ditë të javës.
Praktikat e mira e bashkëkohore mjekësore po ofrohen në këtë trajnim!
Faleminderit ekipa! 🙌🏻