Policia në Gjilan në zbatim te masave sipas Ligjit ANTICOVID -19.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan , me angazhime të shtuara është duke vazhduar zbatimin dhe implementimin e masave kundër Covid-19.
Në kuadër të zbatimit dhe implementimit të masave kundër Covid-19, zyrtarët policorë të Drejtorisë Rajonale në Gjilan në të gjitha nivelet , janë të angazhuar në monitorimin e personave të cilët nuk po e zbatojn masën e “vetëzolimit”, por edhe veprime dhe kontrolle të shtuara në lokale hoteliere, sheshe, qendra tregtare etj.
Ditëve të fundit është vrejtur një rritje e personave të cilët nuk e po e respektojnë masën e vetizolimit, andaj me qëllim të mbrojtjes dhe mospërhapjes së pandemisë, në kuadër të angazhimeve policore, bazuar në planin e veprimit operativ po ndërmerren masa duke përfshirë, vizita dhe kontrolle verifikuese në lokacione të personave në vetëizolim.
Kontrollet realizohen nga zyrtar policorë, me qëllim të verifikimit që masat e shqiptuara për persona në vetëizolim të jenë në përputhje me afatin e përcaktuar kohorë nga INstitucionet e shëndetësisë, si masë parandaluese.
Policia e Kosovës me këtë rast apelon tek te gjithë qytetarët që ti respektojnë vendimet e Qeverisë, dhe të Institucioneve shëndetsore.
Qëllimi i vetëm i PK-së është ta mbrojmë shëndetin publik.