Të tre drejtuesit komunalë, Bajram Isufi, Enve Shabani dhe Shpend Nuhiu, vizituan fshatin Zhegër dhe disa nga fshatrat e zonës me qëllim që të njoftohen nga afër me gjendjen pas vërshimeve të fundit.
Sipas vlerësimeve fillestare, në këtë zonë nuk janë evidentuar dëme në ekonomitë familjare, përjashtuar dëmet e shkaktuara në sektorin e bujqësisë.
Në ditët në vijim pritet që komisioni komunal të dalë në terren për të grumbulluar dhe verifikuar të gjitha të dhënat lidhur me dëmet e shkaktuara nga vërshimet.










