Drenica e ka ndalur Dritën në shtëpi në kuadër të javës së nëntë derisa ka luajtur baraz 1-1 për ti hequr mundësinë gjilanasve për të marrë kreun e tabelës, shkruan Gazetasheshi.com.
‘Bardhekaltërit’ kishin epërsinë e golit deri në minutën e 88-të, derisa Diar Prokshi me një gol shumë të bukur realizon për ta zhvlerësuar golin e Gilberto Fortunatos në pjesën e dytë.
Në ndeshjen tjetër Gjilani triumfoi përballë Dukagjinit me rezultat minimal 1-0.
Golin e vetëm në këtë ndeshje e realizoi sulmuesi kroat i ‘kuqebardhëve’ Tomislav Busiç.