Superliga e Kosovës në futboll vazhdon nesër (e mërkurë) me katër ndeshje të zjarrta në kuadër të xhiros së 31-të.
Interesant pritet të jetë ballafaqimi mes Gjilanit dhe Drenicës, shkruan Gazetasheshi.com
Futbollistët e Drenicës janë futur në karantinë para ndeshjes me “kuqebardhët”.
Gazeta “Sheshi” ka siguruar disa fotografi ku shihen futbollistët “kuqezi” duke zbarkuar në njërin nga hotelet e qytetit të Gjilanit.
Më poshtë mund t’i shikoni pamjet: