Foto Ilistrim
Një grua në Skenderaj është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj, në natën e Shën Valentinit, konkretisht rreth orës 22:25.
I dyshuari është shoqëruar në stacion policor për intervistim, ndërsa viktimës i është ofruar tretman mjekësor si dhe urdhër mbrojtës.
Njoftimi i policisë:
Skenderaj 14.02.2023 – 22:25. Viktima femër kosovare ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është shoqëruar në stacion policor për intervistim, ndërsa viktimës i është ofruar tretman mjekësor si dhe urdhër mbrojtës. Viktima është kthyer në shtëpinë e saj, ndërsa i dyshuari me rekomandimin e prokurorit të shtetit është liruar në procedurë të rregullt. Rasti vazhdon të hetohet.