Tifozët e Drenicës i kanë dalur në prit autobusit që po i bart studentët më Prekaz.
Kjo për të kontrolluar nëse brenda autobusit ka studentë serbë, shkruan Jepi zë.
Disa studentë nga Serbia, që po marrin pjesë në Universitetin Veror të Prishtinës planifikohej ta vizitojnë Prekazin, vendin ku u zhvillua një nga betejat më të lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e ku prehen trupat e familjes dhe të komandantit legjendar Adem Jashari.
Pas raportimeve kishin reaguar “Shqiponjat e Zeza” për t’a bllokuar vizitën e studentëve serbë në kompleksin memorial “Adem Jashari”.