Deputeti i AAK-së, Gani Dreshaj ka thënë se duhet të hetohet më shumë aksidenti i ndodhur dje në Gjilan.
Sipas Dreshajt, në Kosovë ka kohë që është instaluar një sistem i rrezikshëm pune në qendrat e kontrollimit teknik të automjeteve.
Rasti i ndodhur dje në Gjilan është një alarm për verifikimin e hollësishëm të qendrave të kontrollimit teknik të automjeteve në Kosovë. Shumica nga to janë false, nuk e vlerësojnë aspak nivelin e sigurisë së automjeteve dhe se interesi i tyre është vetëm paraja. E kam ngritur edhe më herët zërin për këtë çështje dhe duhet inspektim i hollësishëm në mbarëvajtjen e punës së të gjitha qendrave të kontrollimit teknik.
Në arsyetimin e kompanisë pas aksidentit të djeshëm thuhej se kamioni i ka patur të kryera të gjitha kontrollet e nevojshme. Kam njohuri shumë në këtë drejtim dhe iu garantoj se po të kishte të kryera të gjitha këto kontrolla, do të ishte e pamundur që të ndodhte ky aksident” ka thënë Gani Dreshaj.