Zyrtari i klubit të Gjilanit, Drilon Sylejmani, ka dhënë lajmin e madh, duke bërë të ditur se gjendja e Oltion Bilallit është e mirë dhe ai tashmë i është kthyer normalitetit.
I gjithë komuniteti sportdashës është bashkuar në lutje për shëndetin e tij, ndërsa Bilalli vazhdon të jetë nën përkujdesjen e mjekëve në QKUK në Prishtinë.
Të gjithë e presim Oltionin më të fort në fushën e gjelbër./radiostar/