Kampioni i Kosovës ka zbarkuar në Malmo të Suedisë, me ç’rast nesër do të zhvillojë duelin kthyes në kuadër të rundit të parë në Champions League, shkruan Gazetasheshi.com.
Drita pësoi në duelin e parë nga Malmo në “Adem Jashari” të Mitrovicës (0-3), por ka udhëtuar në shtetin skandinav për të treguar fuqinë dhe vlerat që ka.
Bekim Isufi do të ketë të gjithë lojtarët në dispozicion, madje mund të llogarisë edhe në Fidan Gërbeshin e suspenduar nga takimi i parë.
Ndërkohë për Malmon në këtë ndeshje do të jetë edhe një përforcim. Marcus Antonsson është ardhja më e re e 20 herë kampionëve të Suedisë, ndërkohë nuk dihet nëse do të startojë nga minuta e parë.
Derisa Drita kishte një javë kohë në dispozicion për tu përgatitur për këtë sfidë, Malmo ka zhvilluar ndeshjen e javës së 14-të në kampionatin suedez, me ç’rast ka barazuar në shtëpi 1-1 me ekipin Oestersunds FK.
Malmo dhe Drita do të përballen të martën me fillim nga ora 19:00.