Ka përfunduar pa fitues ndeshja mes Prishtinës dhe Dritës, e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Bardhekaltërit e Zekirija Ramadanit e mbyllën pjesën e parë në avantazh prej dy golash, por në pjesën e dytë vendasit arritën të rikthehen dhe të barazojnë rezultatin, duke e mbyllur takimin 2-2.
Drita nuk arriti ta ruajë epërsinë dhe u detyrua të ndante pikët me Prishtinën. Pas katër ndeshjeve të para në këtë edicion, skuadra gjendet vetëm me dy pikë./radiostar/