Nuk ka fitues në ndeshjen e parë të xhiros së nëntë në BKT Superligë, ku Ulpiana dhe Drita kanë ndarë pikët 1-1.
Drita ka kaluar e para në epërsi, kur në minutën e 27-të realizoi Marko Simonovski pas një asistimi fantastik nga kapiteni Ardian Limani.
Drita pati edhe disa raste, por që gola më nuk pati në pjesën e parë.
Ulpiana barazoi përmes Egzon Qerimi i cili realizoj gol spektakolar nga gjuajtja e lirë për ta barazuar rezultatin në 1-1.
Drita pas këtij barazimi gjindet në vendin e katërta me 13 pikë.
Dritën e pret një tjetër udhëtim, ku në Drenas përballet me Feronikelin.