Ka përfunduar ndeshja ndërmjet Malishevës dhe Dritës, e vlefshme për xhiron e 18-të të Superligës së Kosovës. Skuadra e drejtuar nga Zekirija Ramadani ishte e para që kaloi në epërsi, por vendasit reaguan me kohë dhe arritën ta barazojnë rezultatin, duke mos lejuar humbjen në shtëpi.
Drita do ta zhvillojë në mesjavë ndeshjen e mbetur ndaj Prishtinës, me të cilën edhe do të përmbyllet stinori dimëror për gjilanasit. Pas këtij barazimi, Drita ka grumbulluar 26 pikë, por me një ndeshje më pak të zhvilluar.

