Skuadra e Dritës po vazhdon konsolidimin për dy ndeshjet me Malmon në kuadër të rrethit të parë eliminator të Ligës së Kampionëve.
Në këtë drejtim, skuadra e Bekim Isufit është afër ta mbyllë marrëveshjen me sulmuesin e Trepçës ’89, ‘bomberin’ John Oto John, shkruan Gazetasheshi.com.
Kryesia e klubit dhe futbollisti gjatë këtyre ditëve kanë zhvilluar biseda intensive dhe dita e sotme pritet të jetë vendimtare për këtë lidhje eventuale.
Ndryshe, Drita të martën e luan duelin e parë me kampionin e Suedisë në Mitrovicë, kurse pas një jave luhet ndeshja e kthimit në Suedi.