Gjiganti kosovae ka bërë transferims të mëdha duke marrë emra sk Muharrem Jashari, Agim Zeka, Arbnor Muja, Marko Simonovski e të tjerë.
Por goditja më e madhe e Intelektualëve mund të quhet Rron Broja.
Gazeta Olle mëson ekskluzivisht se drejtuesit e Dritës sapo kanë arritur marrëveshjen me super mesfushorin nga Mitrovica.
Broja është edhe reprezentues i Përfaqësueses së Kosovës ku ka zhvilluar disa ndeshje.
Mitrovicasi ka një karrierë të pasur ku ka luajtur për Trepçën ’89, Gent në Belgjikë, Shkupin dhe së fundmi Partizanin e Tiranës.
Broja kishte shumë oferta nga Hungaria, Irlanda dhe Shqipëria, por në fund ai u bind nga projekti i Dritës.
Olle mëson se Broja do të prezantohet gjatë ditëve të ardhshme nga Drita.
Me ardhjen e Brojës, Drita bën një mesfushë të frikshme, pasi aty ndodhen edhe emra tjerë të mëdhenjë si Muharrem Jashari, Hamdi Namani, Drilon Islami dhe Erjon Vucaj.