U prit me shumë bujë ardhja e tij te Drita nga rivali lokal Gjilani, por aty nuk mbaroj e tëra, shkruan futbollikosovar.com.
Bëhet fjal për sulmuesin ferizajas Betim Haxhimusa i cili ditë më parë u transferua te Drita e ku ka filluar me kohë edhe seancat stervitore.
Por siç mëson ‘futbollikosovar.com’, Betim Haxhimusa nuk do mund t’i ndimoj Dritës në Ligën e Kampionëve në fazen para-kualifikuese në Gjirbraltar, shkaku i skuadrës së Gjilanit.
Krejt kjo pasi që skuadra bardhë e kuq nuk po i jep fletlëshimin sulmuesit 22 vjeçar dhe kështu Haxhimusa nuk do ketë drejt loje deri mbas 30 qershorit me skuadren e Dritës.
Pra Haxhimusa do humbas fazen para-kualifikuese të Ligës së Kampionëve, ndërsa do jetë i gatëshëm për më vonë.