Skuadra kampione e këtij sezoni në AlbiMall Superligën e Kosovës në futboll, Drita, po vazhdon të rinovojë kontratat me lojtarët e saj të skuadrës.
Pasi ditë më parë njoftoi për vazhdimin me Rron Brojën e Albert Dabiqajn, sot skuadra gjilanase konfirmoi se edhe sulmuesi Blerim Krasniqi e ka vazhduar kontratën.
“Kemi kënaqësinë të ju njoftojmë që kemi arritur të vazhdojmë bashkëpunimin me sulmuesin tonë Blerim Krasniqin dhe ta ruajmë dyshen e sulmit kampion. Zyrtarizimi është bërë në ambientet e klubit nga drejtori sportiv i klubit z. Valon Zymberi i cili i uroi suksese në synimet tona të përbashkëta”, njoftoi Drita.
Krasniqi është pjesë e klubit tash e dy vite dhe do të jetë me klubin edhe për tre vite të ardhshme.
Ky është postimi:
Blerim Krasniqi mbetet KAMPION
Kemi knaqësinë të ju njoftojmë që kemi arritur të vazhdojmë bashkëpunimin me sulmuesin tonë Blerim Krasniqin dhe ta ruajm dyshen e sulmit kampion.
Zyrtarizimi është bërë në ambientet e klubit nga drejtori sportiv i klubit z. Valon Zymberi i cili i uroi suksese në synimet tona të përbashkëta.
Krasniqi është pjesë e klubit tash e dy vite dhe do te jetë me klubit edhe për tre vite të ardhshme.
Paq fat Blerim🤍