Drita dhe Ballkani kanë barazuar në kuadër të javës së 34-të në Superligën e Kosovës.
Ishte minuta e 18-të, kur erdhi goli i parë i takimit, që u shënua për Dritën nga Xhevdet Shabani që shënoi një gol të bukur.
Por, Ballkani i barazoi shifrat në 1-1, fal një asistimi nga Ermal Krasniqi për Mirlind Dakun që shënoi nga afërsia.
Deri në fund, dy skuadrat u mbrojtën mjaftë mirë, duke bërë që ky takim të përfundonte me barazim, 1-1.
Pas javës së 34-të, Drita është në vendin e dytë me 70 pikë, derisa Ballkani në të tretin me dy më pak.