‘El Anamorava’ zhvillohet të dielën
Drita dhe Gjilani do t’i japin zjarr futbollit kosovar, në derbin e qytetit, “El Anamorava”
Derbi më i madh i Kosovës, ai ndërmjet dy rivalëve të përbetuar gjilanas, Gjilanit dhe Dritës, do të zhvillohet të dielën, prej orës 15:30.
Futbollistët e të dyja ekipeve janë bërë gati, për njërën prej ndeshjeve më të rëndësishme të sezonit, njësoj edhe tifozët, “Skifterat” në njërën anë dhe “Intelektualët” në tjetrën, të cilët do të mundohen të jenë sa më të zhurmshëm në tribuna
Ky do të jetë derbi i parë këtë stinor, Gjilani është vendas,kurse në cilësinë e mysafirit do të jetë Drita.
Spektakli më i madh do të zhvillohet në Gjilan, derbi i të cilit qytet tashmë njihet si “El Anamorava”.