Dy ekipet gjilanase, Drita dhe Gjilani sot zhvillojnë ndeshjet e tyre . Kështu kanë bërë të ditur faqet zyrtare të këtyre dy klubeve.
Kështu, Drita, e cila në stinorin pranveror ka zhvilluar dy ndeshje, duke ngadhënjyer 3:1 ndaj Gjilanit dhe pas humbjes 0:1 me Trepçën ’89, këtë të premte në fushë të vet do të përballet me Drenicën.
Ndeshja do të nis në ora 13 e 30.
Në të njëjtën kohë, por në Prizren, Gjilani do të ketë punë me Lirinë e Prizrenit. Të dy ekipet nuk e kanë nisur mirë sezonin pranveror, ngase Liria i ka humbur dy ndeshje ndaj Feroniklit dhe Prishtinës, derisa Gjilani është mposhtur nga Drita me rezultat 1:3 dhe ka luajtur baras me Flamurtarin 0:0. Është ky rast i mirë që njëra nga këto dy ekipe të këndellët.