Në kuadër të javës së 14-të në Superligën e Kosovës në futboll nesër zhvillohen ndeshjet e para. Derbi i javës zhvillohet në Therandë, ku lideri Ballkani pret Llapin, kurse Drenica skuadrën e Trepcës 89’.
Ndeshje interesante pritet të zhvillohet edhe në Stadiumin e Qytetit në Gjilan, ku pas tri ndeshjeve në udhëtim, Drita pret Dukagjinin e Klinës.
Nga tri takimet e fundit, Drita ka shënuar një fitore ndaj Ferizajit, ndërkohë është mposhtur dyherë në Prishtinë, nga dy skuadrat kryeqytetase, Prishtina dhe Flamurtari.
Drita kërkon këndelljen në Gjilan pranë tifozëve besnikë të klubit “Intelektualëve”, gjersa këta të fundit kanë paralajmëruar përkrahje.
“FC DRITA – Dukagjini
Nesër, në ora 13:00
Pasditen e nesërme, bashkohemi sa më të shumtë në përkrahje të klubit tonë të zemrës, që me prezencën dhe mbështetjen tonë kërkon rikthimin te 3 pikët. Për paraqitjen e nesërme në tribinë, ftohen Intelektualët e të gjitha moshave, të na bashkangjiten mbrapa transparentit, pasi vetëm të bashkuar mund t’i arrijmë synimet tona!!”, kanë shkruar Intelektualët në faqen zyrtare të klubit.