Menjëherë pas përfundimit të ndeshjeve ndërkombëtare, në Kosovë do të zhvillohet një super ndeshje.
Bëhet fjalë për takimin mes Dritës dhe Suharekës, që është e vlefshme për raundin e tretë (xhiro e mbetur) të Superligës së Kosovës, shkruan Indeksonline
Kjo ndeshje zhvillohet në stadiumin me bari sintetik në Gjilan nga ora 13:00.
Drita është në pozitën e dytë me 25 pikë, kurse Suhareka është në pozitën e pestë me 18 pikë.