Interesant pritet të jetë edhe në qytetin tonë të Gjilanit ku do të përballet Drita dhe Flamurtari.
Ndeshja që do të zhvillohet në qytetin tonë Gjilan do të ketë dy kundërshtarë me synime të ndryshme me Dritën që po kërkon titullin dhe Flamurtarin për t’i shpëtuar rënies.
Drita do të kërkojë ‘hakmarrje’ ndaj Flamurtarit pasi në dy ndeshjet e para këtë edicion kishte barazuar me kryeqytetasit edhe pse ishte favoritë për t’i fituar pikët e plota.
Lideri aktual i kampionatit tonë do të kërkojë fitoren për të mbetur në krye dhe për t’i ikur sa më larg Lirisë pas barazimit në Prizren.
Të dyja takimet zhvillohen me fillim nga ora 14:00.