Drita nuk ka arritur më tepër se një barazim në shtëpi kundër Llapit, me rezultat 0-0.
Në një ndeshje më shumë raste në stadiumin e qytetit në Gjilan, të dyja skuadrat mund të fitonin ndeshjen.
Në minutën e 57, portieri i Llapit, Coric, u përjashtua nga ndeshja me karton të kuq por pas rishikimit me VAR gjyqtari kryesor e ndëshkoi vetëm me karton të verdhë.
Llapi arriti të shënonte në minutën e 85 përmes Adem Maliqit, por edhe në atë rast VAR ia ktheu shpinën, pasi që referi akordoi faull në të mirë të Dritës.
Tahir Batatina u përjashtua me karton të kuq në momentin që referi anuloi golin për Llapin.