Komisioni i Garave (KG) i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) ka hapur procedurë disiplinore ndaj Dritës, Llapit dhe Vushtrrisë. Shkak janë bërë tifozët e tyre.
Në raportin e KG-së thuhet se si tifozët e Dritës ashtu edhe ata të Llapit kanë shkaktuar dëme në stadiumin “Fadil Vokrri” gjatë hedhjes së fishekzjarrëve në finalen e luajtur në mes të Dritës dhe Llapit.
Në raport thuhet shtegu i atletikës, bari sintetik si dhe fusha kanë pësuar dëme në pjesët ku kanë rënë mjetet piroteknike. Përveç hedhjes së fishekzjarrëve dhe mjeteve piroteknike tymëse në fushë, Dritës në raport i shkruhet se tifozët e saj në minutën e 72-të kanë ofenduar në kor gjyqtarin kryesor të finales së Kupës, Besfort Kasumin, ndërsa për Llapit thuhet se pas përfundimit të ndeshjes kanë dëmtuar mbajtëset e lledave gjatë hyrjes në fushë për të festuar me futbollistët e Llapit triumfin ndaj Dritës.
KG-ja ka njoftuar se tifozët e Vushtrrisë në ndeshjen e barazhit për Superligë që u zhvillua në “Zahir Pajaziti” në Podujevë, kanë dëmtuar 72 ulëse, tërheqjen e rrjetës nga porta. Tifozët e Vushtrrisë sipas KG-së, pas fillimit të zbrazjes së tribunës, kanë ofenduar në kor FFK-në.
Vushtrria humbi ndeshjen e barazhit nga Malisheva dhe sezonin e ardhshëm do të paraqitet sërish në Ligën e Parë.