FC Drita ka përmbyllur me sukses fazën përgatitore në Bansko të Bullgarisë, ku për 12 ditë zhvilloi stërvitje intensive dhe pesë ndeshje kontrolluese në kuadër të përgatitjeve për garat evropiane.
Skuadra gjilanase është rikthyer në Kosovë me moral të lartë dhe formë të mirë fizike, pa ndonjë lëndim serioz, përveç një shqetësimi të lehtë të Egzon Bejtullait.
Tashmë fokusi i ekipit është i plotë te sfida e parë në Champions League që zhvillohet më 8 korrik në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Komunikata e plotë:
Mbyllim fazën përgaditore në Bansko
Sot ka qenë dita jonë e fundit e përgaditjeve në Bansko të Bullgarisë.
Gjatë periudhës dymbëdhjetë ditore kemi zhvilluar edhe disa ndeshje kontrolluese të cilat na kanë shërbyer mjaftë shumë për të qenë sa më të gatshëm për ndeshjen e cila na pret në kuadër të rundit të parë në garat e Champions League.
E mira e kësaj faze ka qenë që të gjithë lojtarët kanë marrë ngarkesat e duhura dhe nuk ka pasur ndonjë shqetësim apo ndonjë lëndim në përjashtim të Egzon Bejtullait i cili dy ditët e fundit nuk ka stërvitur me ekipin për shkak të një lëndimi dhe pritet të rikthehet me ekipin në fundjavë.
Ndeshjet kontrolluese të zhvilluara në Bansko:
Game 1: CSKA 1948 – FC DRITA 1:0
Game 2: FC DRITA – SILEKS 2:2
Game 3: EGNATIA – FC DRITA 0:2
Game 4: BELASICA – FC DRITA 1:2
Game 5: FURAL Constanta – FC DRITA 1:3
Golashënuesit në pesë ndeshjet kontrolluese:
2x⚽️⚽️Arb Manaj
2x⚽️⚽️Liridon Balaj
1x⚽️Blerim Krasniqi
1x⚽️Albert Dabiqaj
1x⚽️Almir Ajzeraj
1x⚽️Veton Tusha
1x⚽️Endrit Morina
Pas kthimit në Gilan ekipi do të grumbullohet ditën e enjte për të vijuar me përgaditjet në prag të ndeshjes e cila na pret me 8 korrik në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
#dritafc