Ka përfunduar ndeshja ndërmjet Dritës dhe Prishtinës, e cila ishte lojë e mbetur e xhiros së 13-të në kampionat. Skuadra gjilanase ka arritur të mbyllë stinorin dimëror në mënyrën më të mirë të mundshme, duke regjistruar fitore të pastër në shtëpi.
Takimi i zhvilluar sot përfundoi me rezultat 2-0 në favor të Dritës, e cila dominoi lojën dhe shfrytëzoi rastet e krijuara për të siguruar tri pikë të rëndësishme.
Me këtë fitore, Drita e çon në 29 numrin e pikëve të grumbulluara, duke përforcuar pozitën e saj në tabelë dhe duke dhënë sinjale pozitive para vazhdimit të sezonit pas pushimit dimëror.
Skuadra pritet ta shfrytëzojë këtë moment pozitiv për përgatitje sa më të mira në pjesën e dytë të kampionatit.

