Ka përfunduar java e 16-të e Superligës së Kosovës me ndeshjen mes Dritës e Dukagjinit. Skuadra nga Gjilani ka mposhtur skuadrën nga Klina me rezultat 4-0.
Arbnor Muja ka qenë hero i ndeshjes duke realizuar dy gola në fitoren e Dritës.
Për mysafirët u vështirësuan punët në fund të pjesës së parë kur Merlaku u ndëshkua me karton të kuq.
Blakqori dhe Tahiri në fund të ndeshjes shënuan për 3-0.
Me këtë fitore, Drita rënditet në pozitën e tretë me dy pikë më pak se Ballkani që është lider.