Drita ka marrë një barazim me shumë vlerë në udhëtim ndaj Žalgiris, duke hedhur një hap të rëndësishëm drejt kualifikimit.
Për Dritën golin e barazimit e shënoi Blerim Krasniqi.
Kampionët e Kosovës zhvilluan një paraqitje të disiplinuar dhe largohen nga transferta me një rezultat pozitiv, duke lënë gjithçka të hapur për ndeshjen e kthimit që do të zhvillohet mbas një jave në Prishtinë.

