Drita është lider i ri i Superligës. Gjilanasit kanë shënuar plotë pesë gola në duel me Vushtrrinë në kuadër të javës së tetë dhe kështu marrin kryesimin në kampionatin elitarë me 17 pikë.
‘Bardhekaltërit’ regjistruan fitore si në stërvitje përballë Vushtrrisë në shtëpi. Betim Haxhimusa me dy gola, Xhevdet Shabani, Lucas Cardoso dhe Bujar Shabani realizuan nga një tjetër në triumfin e pestë sezonal për ish-kampionët e vendit.
Matheus realizoi golin e vetëm për Vushtrrinë nga pika e bardhë në këtë përballje.
Në ndeshjen tjetër Gjilani e “çmontoi” Flamurtarin në udhëtim, duke e mposhtur me rezultat bindës 1-4. Gerhard Progni me dy gola, Bedri Greca dhe Fiton Hajdari me nga një tjetër kontribuan në fitoren e ‘kuqebardhëve’.
Festim Krasniqi shënoi golin e ‘nderit’ për ekipin vendas.