Drita është shpallur kampion i Superligës së Kosovës pas 15 vitesh duke e ngritur lartë Kupën e dytë në histori të klubit.
Skuadra nga Gjilani në luftën për titullin kampion mposhti Prishtinën me tri pikë diferencë pas 33 xhirosh.
Megjithatë, Kupa të cilën ua dorëzoi Kryeministri i Kosovës dhe Presidenti i FFK-së është dëmtuar dy ditë pasi e fituan.
Siç shihet në fotografi, njëra nga dy vegzat e Kupës mungon.
Festa e madhe e Intelektualëve ka lënë pasoja te kupa, megjithatë ajo që është me rëndësi është emri i Dritës do të përmendet si Kampion.