Ka përfunduar ndeshja mes Dritës dhe Llapit, e vlefshme për Kupën e Kosovës, e zhvilluar në Gjilan. Skuadra mysafire arriti një fitore të madhe në udhëtim, duke eliminuar Dritën nga gara.
Llapi kaloi në epërsi me dy gola gjatë takimit, ndërsa Drita tentoi të rikthehej në lojë. Gjilanasit arritën të shënojnë vetëm një herë, me anë të Blerim Krasniqit nga penalltia, por kjo nuk ishte e mjaftueshme për të ndryshuar fatin e ndeshjes.
Pas këtij eliminimi, skuadra e drejtuar nga Zekirija Ramadani do të fokusohet në garat e mbetura, Superligën dhe Ligën e Konferencës. Më 19 shkurt, Drita do të përballet me Celjen nga Sllovakia në sfidën e radhës evropiane.

