Drita padyshim është njëra nga ekipet më të përforcuara deri më tani ku ka nënshkruar me futbollistë shumë cilësor, shkruan futbollikosovar.com
Betim Haxhimusa, Arbër Shala dhe Edvan Bakaj janë transferet e deritanishme të kampionit.
Por siç merr vesh ‘futbollikosovar.com’, Drita është gati të bëjë goditjen e madhe ku është pranë marrëveshjes me ish mesfushorin e saj, Leonit Abazin.
24 vjeçari në vitin 2013 u transferua nga Drita te Skenderbeu ku ende është pjesë e Korçarëve.