Këtë vit, Drita solli në radhët e veta futbollistë të dëshmuar nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe Brazili. Një nga të ardhurit te ‘bardhëekaltërit’ është tetovari, Izair Emini.
Emini sot feston ditëlindjen e 34-të dhe kjo e gjen në qytetin e Gjilanit. Por, Drita me tifozët e saj “Intelektualët” janë familje e madhe dhe kthehen në shtëpi të dytë për të gjithë futbollistët e rinj.
Një rast që e dëshmon këtë është ditëlindja e Eminit, e cila i ka bashkuar një grup të tifozëve “Intelektualëve” në ‘Fan klubin’ e tyre ku e kanë pritur sulmuesin që ishte së bashku me Ardian Cuculin.
Ata kishin përgatitur festë dhe me një transparent: “Urime Izo Goool”.