Këtë fundjavë kthehet futbolli, pas pushimit të kampionateve për shkak të ndeshjeve ndërkombëtare.
E bashkë me të kthehet edhe futbolli i Superligës së Kosovës, ku do të zhvillohen disa ndeshje interesante.
Padyshim, ndeshja kryesore e kësaj fundjave do të zhvillohet në Gjilan mes Dritës dhe Feronikelit.
Kampioni do ta presë ish-kampionin në Stadiumin e Qytetit në Gjilan për një përballje tejet interesante.
Feronikeli është në formë të mirë këtë sezon, teksa renditet në vendin e dytë, ndërsa Drita është në formë më të zbehtë.
Ndeshjen në fjalë do ta drejtojë gjyqtari më i mirë në kampionatin kosovar, Genc Nuza me ndihmësit e tij, Fatlum Berisha, Bujar Selimaj, Visar Kastrati, Vehbi Brahimi dhe Rasim Gimolli.