Iliri Mustafa do të qëndrojë në shtëpinë bardh e kaltër
Sot, në zyrat e klubit, drejtori sportiv z. Valon Zymberi priti në takim Ilir Mustafën, i cili u operua disa ditë më parë, dhe i konfirmoi vendimin që klubi ka marrë për vazhdimin e kontratës edhe për dy vitet e ardhshme, pavarësisht lëndimit.
Iliri u bashkua me ne para një viti e gjysmë dhe ishte në përfundim të kontratës së tij, por fatkeqësisht ishte i pafat me lëndimet që e përcollën vazhdimisht.
Mustafa disa ditë më parë ka operuar ligamentin ACL dhe do të jetë jashtë fushave deri në janar 2027. Megjithatë, me zgjatjen e kontratës, klubi ka shprehur mirënjohjen dhe dëshirën që t’i qëndrojë pranë Ilirit dhe ta rikthejë përsëri në lojë me fanellën bardh e kaltër.
Paç fat Ilir dhe të presim edhe më të fortë 💪🏽

