FC Drita njofton se ka siguruar shërbimet e futbollistit Oniks Grezda, i cili ka nënshkruar kontratë me klubin deri në vitin 2028. Grezda ka vendosur t’i besojë projektit të Dritës për hapat e radhës në karrierë.
Përpara finalizimit të transferimit, klubi ka arritur marrëveshjen për kartonin e lojtarit me FK Kukësin dhe e falënderon atë për bashkëpunimin. Oniks Grezda tashmë i bashkohet FC Dritës si përforcim i ri.
Komunikata e plotë:
Kemi kënaqësinë t’ju njoftojmë se futbollisti Oniks Grezda ka firmosur kontratë me klubin tonë, deri në vitin 2028.
Oniksi ka vendosur t’i besojë projektit të klubit tonë për hapin e radhës në karrierën e tij.
Për finalizimin e këtij transferimi, klubi jonë fillimisht është dakorduar për kartonin e lojtarit me klubin e FK Kukësi të cilin klubi ynë e falënderon për bashkëpunimin dhe për këtë marrëveshje mes dy klubeve.
Mirë se vjen Oniks










