FC Drita ka shkruar edhe një faqe të artë në historinë e saj, duke u shpallur kampione e Kosovës për herë të katërt. Ky është një sukses i madh për klubin gjilanas, që vazhdon të konfirmohet si një nga emrat më të mëdhenj të futbollit kosovar.
Veçanërisht domethënës është fakti se ky është titulli i tretë që Drita e fiton nën drejtimin dhe pronësinë e Flamur Bunjakut dhe Valon Murselit, dy figura që kanë qenë kyçe në ringritjen dhe sukseset e fundit të klubit. Me këtë triumf, ata vazhdojnë të forcojnë projektin e tyre ambicioz, duke e kthyer Dritën në një forcë të pandalshme në futbollin vendor dhe një përfaqësuese të denjë në garat ndërkombëtare.
Ky titull është shpërblimi për punën e palodhshme të lojtarëve, stafit teknik dhe mbështetjen e jashtëzakonshme të tifozëve./Radio Star/