Drita ka arritur ta fitojë derbin me përmbysje ndaj Ballkanit, ndeshje e mbetur e xhiros së tretë në Albi Mall Superligën e Kosovës.
Ndeshja e zhvilluar në stadiumin sintetik në Gjilan, përfundoi me rezultat 2-1.
Fillimisht në epërsi kaloi Ballkani me anë të golit të mbrojtësit, Bajram Jashanica në minutën e shtatë, teksa Blend Baftiu realizoi (29’) për Dritën duke barazuar rezultatin 1-1.
Goli i dytë për Dritën erdhi në fund të pjesës së pare, ku realizatori ishte Besnik Krasniqi (44’).
Me këtë fitore, Drita e sheh vetën në vendin e tretë ku grumbullon 34 pikë, kurse Ballkani vazhdon të mbajë kreun e tabelës me 39 sosh.