Gazetari sportiv Arlind Sadiku ka bërë të ditur se FC Drita ka kryer transferimin më të madh të kësaj vere në Superligën e Kosovës! Kampioni aktual ka arritur marrëveshje me mbrojtësin e njohur shqiptar, Jorgo Pëllumbi, duke fituar garën ndaj klubeve më të mëdha të Shqipërisë si Dinamo, Partizani e Tirana.
25-vjeçari, që shihet si një nga mbrojtësit më premtues të brezit të tij, ka zgjedhur të veshë fanellën bardhekaltër të gjilanasve dhe pritet të nënshkruajë kontratë 2-vjeçare.
Ky transferim shihet si një lëvizje strategjike e Dritës, e cila synon të forcojë më tej skuadrën për sezonin e ri dhe të ruajë statusin e kampionit.
Ardhja e Pëllumbit është jo vetëm një fitore e madhe për klubin gjilanas, por edhe një sinjal i qartë se Superliga e Kosovës po bëhet destinacion gjithnjë e më tërheqës për futbollistët e nivelit të lartë.
Sipas Sadikut, prezantimi zyrtar i mbrojtësit pritet të bëhet së shpejti, duke sjellë entuziazëm të madh te tifozët bardhekaltër.