Skuadra e Vushtrrisë ka pësuar humbjen e tretë radhazi në Superligën e Kosovës.
Vushtrria është mposhtur minimalisht me rezultat 0:1 nga Drita, në një përballje ku gjilanasit arritën të marrin tri pikët e plota.
Golin e vetëm të ndeshjes e realizoi sulmuesi Arb Manaj, i cili i dha Dritës fitoren e rëndësishme në këtë takim.
Me këtë fitore, Drita shkon në kuotën e gjashtë pikëve, ndërsa Vushtrria mbetet pa pikë pas tri xhirove dhe pozicionohet në vendin e fundit të tabelës.

