Ka përfunduar ndeshja mes Prishtinës së Re dhe Dritës, e vlefshme për xhiron e 14-të të kampionatit, ku skuadra gjilanase ka dalë fituese me rezultat 0:2.
Drita siguroi fitoren falë golave të Rron Brojës dhe Kristal Abazajt.
Me këtë triumf, Drita arrin kuotën e 23 pikëve në tabelë, duke forcuar pozitat e saj në garën për kreun e Superligës.
Skuadra e bardhë e kaltër do të ketë një sfidë të rëndësishme të enjten, kur do të përballet me Shkëndijën e Tetovës në një ndeshje të vlefshme për UEFA Conference League, ku synon të vazhdojë formën e mirë dhe të marrë një rezultat pozitiv.

