Ka përfunduar ndeshja mes Dritës dhe Prishtinës së Re, e vlefshme për xhiron e 23-të të Superligës së Kosovës.
Drita ka triumfuar bindshëm me rezultat 3-0 për skuadrën e drejtuar nga Zekirija Ramadani.
Albert Dabiqaj, Liridon Balaj dhe Mike Arthur shënuan tre golat e vetëm të takimit, duke i siguruar Dritës një fitore shumë të rëndësishme.
Në ndeshjen e radhës, Drita do të përballet me Ballkanin, në një duel mes dy skuadrave që po luftojnë për kreun e tabelës.
Pas kësaj fitoreje, Drita ka grumbulluar gjithsej 42 pikë.

