Ka përfunduar ndeshja mes Dritës dhe Feronikelit ’74, e vlefshme për xhiron e 18-të, duke shënuar edhe mbylljen e kampionatit vjeshtor.
Drita ishte në disavantazh pas pjesës së parë, e cila përfundoi me rezultat 0-1 në favor të Feronikelit ’74.
Në pjesën e dytë, Drita tregoi një fytyrë krejtësisht tjetër, duke përmbysur rezultatin me dy gola. Rron Broja dhe Arb Manaj ishin shënuesit për skuadrën e Ramadanit, ndërsa Besnik Krasniqi humbi një penallti.
Pavarësisht disa rasteve të tjera të mira për shënim, Drita arriti ta mbyllë ndeshjen me një fitore të rëndësishme.
Me 40 pikë, Drita përfundon kampionatin vjeshtor në krye të tabelës, si lider i Superligës së Kosovës.