Dy skuadrat e Superligës së Kosovës në futboll, do të luajnë sot ndeshjet e para në kuadër të rrethit të dytë kualifikues të Ligës së Konferencës.
Për dallim prej Llapit, që do ta luaj ndeshjen e tretë evropiane për këtë sezon, Drita do ta ketë të parën.
Si Llapi ashtu edhe Drita, duelet e para të këtij raundi i luajnë në udhëtim por ekipi nga Podujeva do të ketë përball kundërshtar dukshëm më të vështirë.
Llapi përballet në Danimarkë me skuadrën e njohur Brondbyn kurse Drita do të ketë punë me Breidablikun e Islandës.
Dueli mes Brondbyt dhe Llapit nis në orën 19:00, ndërsa ai ndërmjet Breidablikut dhe Dritës luhet prej orës 21:15.
Llapi u eliminua në rrethin e parë kualifikues të Ligës së Evropës për të vazhduar aventurën evropiane në Ligën e Konferencës.
Po ashtu, në këtë raund të kësaj gare po paraqitet edhe Ballkani, i cili të martën luajti pa gola kundër Hamrun Spartans të Maltës.