Komisioni i Shkallës së Parë për licencimin e skuadrave për garat e UEFA-s, në kuadër të FFK-së, ka licencuar të enjten shtatë klube për garat evropiane për edicionin 2024/25.
Në njofimin e FFK-së, thuhet se për licencim kanë aplikuar tetë klube, shtatë nga Superliga e meshkujve dhe një nga Superliga e Femrave.
Prej tetë klubeve, sa e kanë nisur procesin e licencimit, shtatë prej tyre janë licencuar, ndërsa një nuk është licencuar. Bëhet fjalë për skuadrën e Dukagjinit nga Klina.
“Klubet e licencuara janë: FC Ballkani, FC Drita, FC Malisheva, FC Prishtina, SC Gjilani dhe KFF Mitrovica. Kurse klubi I vetëm që nuk ka marrë licencë për garat e UEFA-s për edicionin 2024/25 është KF Dukagjini”, thuhet në njoftimin e FFK-së.
Në edicionin e ri, katër skuadra të Superligës së meshkujve do të paraqiten në garat e UEFA-S.