Ka përfunduar ndeshja mes Vallecanos dhe Dritës në Conference League, e zhvilluar në Madrid.
Drita pësoi humbje me rezultatin 3-0, ndërsa skuadra e udhëhequr nga Ramadani u mundua të rezistonte, por nuk arriti të marrë një rezultat pozitiv.
Megjithatë, kjo humbje nuk e pengoi Dritën të siguronte fazën e Play-Offit, ku do të zhvillojë dy ndeshje në muajin shkurt të vitit 2026.
Në fundjavë, Drita do të rikthehet në Superligë, ku do të përballet me Malishevën.

