Vetëm pak ditë pasi u shpall si volejbollistja më e mirë në Kosovë, qendra Fjolla Shabani ka pësuar një lëndim të rëndë në miqësoren ndërmjet Përfaqësueses së Kosovës dhe Kombëtares së Shqipërisë, njofton “Radio Star”.
Siç mëson “Radio Star”, Shabani ka këputur ligamentet në dy këmbët dhe sipas gjitha gjasave sot pritet ti nënshtrohet operimit.
Shabani ishte njëra ndër pikat më të forta të Dritës dhe Përfaqësueses së Kosovës dhe rrjedhimisht kjo do të jetë një humbje e madhe për selektorin Lorik Ilazi, i cili njëherit është edhe trajneri i saj te ekipi gjilanas.
Ende nuk është bërë e ditur se sa do të mungojë Shabani, por me shumë mundësi ajo e ka humbur këtë sezonë.
Fjollës i urojmë shërim të shpejtë dhe rikthim edhe më të fortë.